Barcelona ndez shpresat për rikthim me dy gola kundër Atleticos

Barcelona ndez shpresat për rikthim me dy gola kundër Atleticos

Barcelona ka mbyllur një pjesë të parë mbresëlënëse në “Camp Nou”, duke udhëhequr 2:0 ndaj Atlético Madridit dhe duke rihapur plotësisht garën për kualifikim.

Ndeshja nisi me një dominim total të katalanasve, të cilët rrezikuan që në start me Pedrin dhe Fermín López, por goli i parë erdhi në minutën e 29-të kur Marc Bernal dërgoi topin në rrjetën e zbrazët pas një asistimi inteligjent nga Lamine Yamal.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi perfekt për Hansi Flick, pasi në minutën e 12-të u detyrua të bënte një zëvendësim të papritur, duke larguar të lënduarin Jules Kounde për t’i bërë vend Alejandro Baldes.

Fundi i pjesës së parë ishte i jashtëzakonshëm pasi Barcelona fitoi një penallti në minutat shtesë pas një ndërhyrjeje të gabuar të Marc Pubill.

Raphinha u tregua i gjakftohtë nga pika e bardhë në minutën e 45+5′, duke dyfishuar shifrat dhe duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve në 2:4.

Me këtë vrull dhe me portierin e madridit Juan Musso që bëri pritje heroike për të parandaluar një rezultat edhe më të thellë, pjesa e dytë premton të jetë një betejë epike për një vend në gjysmëfinale.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë